Saturday, July 21, 2012

Mentor Thaqi - NË FTERRË...


Mentor Thaqi

NË FTERRË...


Mora rrugën për në Fterrë,
t´vizitoj vëleëzërit e gjakut,
ka një vit që shpirti djerrë
mbetur m´ka, prej merakut!

Për midis i rashë Atdheut,
nga veriu drejt për në jug,
m´shoqëroi e Bukura e Dheut,
Shpirti i Arbërit n´lulëzim n´vlug!

Bukuritë, Legjendat,..., një nga një,
ia shijoja me shpirtëflakë Tokës,
paj, t´ka beku Zoti o Nanë Shqipni,
me njatë Uratë në gjuhë të Lokes!

Male e fusha gjatë e gjanë,
Plisa t´bardhë me borë mbi kreshta,
Detëra t´kaltër të pa anë,
toka buke, kopshte, vreshta, ...!

Ah! T´falem o Zot, Ti na paç n´dorë!
Shpirti mu mbush me elan Djali,
një Tufë Lule në Trimen Vlorë,
për TY bacalok, o Ismail Qemali!

Mes për mes dhe Llogorasë,
aty këngë shekulli bukur jehon,
shpirti më vlonte me tallas,
e pashë, e preka Pishën Shqiponjë!!!

Dhe, ah sa ora u gjeta në Borsh,
anash Kuçi e para m´del Fterra,
veten ndjeva dashnor sarhosh,
ndaj bukurisë që pashë n´kto Dhera!

O Nënëmadhe Fterra ime,
unë Llukjan-Dardanasi tash dhe Fterriot,
thellë nga zemra të japë bekime:
- Rrofsh përjetë, shpirti im t´thotë!...

No comments:

Post a Comment