Friday, July 27, 2012

Dorina Mushi - HUMBUR MES BOSHËSISË


Dorina Mushi

HUMBUR MES BOSHËSISË

Sonte, ne prag te zemrës ulur,
trazoj kujtimet, si më parë...
tradhton një lot, qerpikët ngulur,
të çmendet koha, si e marrë...

Ka mbetur veç një gjysëmhije,
nëpër deje, poshtë e lartë,
një gjysëmshpirti, eh ta dije...
kërkon tinëz, një gjysëmfat.

Dhe heshtën, tingujt depërtues,
s'ka oksigjen, dhe gjak më s'rrjedh,
s'ka dashuri, s'ka urrejtje, as pushtues,
zemra shterp, asgjë nuk pjellë...

Shndërruar një kuti bosh...pa asgjë,
rrëmon...e etur, për një cop jete,
sot...veç rrena...s'gjen gjë më...
Imazhi dhe jeta...dikujt tjetër i përket.

E marë në dorë, e shtrëngojë,
dhe në mijëra copa...e përplas,
Sot...sot, asgjë s'kërkoj...
Vetëm me heshtje, di te flas.

No comments:

Post a Comment