Arjana Dashi - KUR ERDHE...
Arjana Dashi
KUR ERDHE...
Kur erdhe,
zëri yt përcolli dyshimet
dhe pritjen e lagur
nga mungese e gjatë.
Kur erdhe,
ti solle agimin,
rrezen e diellit më vure mbi jastëk,
fillimin e ditës ma more ndër duar
dhe orët e stresit shkërmoqe pa te keq
nga fijet e flokut mbetur mbi dantelle...
Unë,
besimin e humbur çova prej shtratit
dhe çarkun ia shkreha zilisë
qe pas derës, e lire të më përgjonte,
atë rreze të lumturisë...
No comments:
Post a Comment