Thursday, July 19, 2012

Ragip Dragusha - KUFIRI I BUZËVE



Ragip Dragusha
 

KUFIRI I BUZËVE

Buz
ë deti ëndërrojmë.
Zhgaravitim kujtime.
Fjalën buzë kudo takojmë,
Të ngjall etje dhe ngacmime.....

Buzë me buzë kush ka provue?
Dhe ka parë, deri tek zogjtë,
Kur me sqep të lumturue,
Po për buzët c'farë do thojnë?.....

Po buzë vdekjes kur kalojmë?
Fjala buzë, prapë jep shpresë.
Me k‘te fjalë gjithmonë besojmë,
Me shumë rilind, se sa vdes.

Falma Zot Ti buzëqeshjen!
Sepse buzët mi ke dhanë.
Do ta shkyej me thonj heshtjen,
Do buz‘qesh do k‘ndoj dhe kangë....

No comments:

Post a Comment