Sunday, July 15, 2012
Vullnet Mato - ZEMRA SHPËTIMTARE
Vullnet Mato
ZEMRA SHPËTIMTARE
Zemra e gruas pikon
kurdoherë ca melodi,
që ua kalojnë të gjitha
këngëve të zogjve.
Tingujt drithërues,
kanë atë ëmbëlsi,
që s’e ka as nektari
kur pikon nga hojet.
meloditë e pareshtura
të kujdesit e merakut,
derdhen e gufojnë
çdo çast në gjoksin tim.
Dëgjoj e nuk ngopem
me tingujt e gjakut,
që përhap zemra saj,
përjetësisht në ligjërim.
Sa herë kam trishtim,
sa herë ndjej minuse,
zemra e saj më çlodh
me atë ritëm gazmor,
që ua kalon të gjitha
kënaqësive argëtuese,
krijuar për dëfrimin
e shpirtit njerëzor.
Dhe më bën kurdoherë
ripërtëritje në muskuj,
në indet e imta të trupit,
në palcën e kockës,
me rezonancën e zemrës
së saj shpëtimtare,
me atë ilaç që s’gjendet
në asnjë farmaci të botës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment