Kaman Myftari
PO TA DISH TI SA TË DUA
Më kalon pranë kokëulur me hapin lehtas,
Pa përshëndetur, pa thënë asnjë fjalë,
Me bisht të syrit më vështron fshehtas,
Por e di se në shpirt të djeg një mall...
Po ta dish ti sa shumë të dua,
Gjumë kurrë netëve nuk do flesh,
Dhe në çdo ëndërr do jesh me mua,
Derisa dielli të të thotë mirmëngjes.
Mos e vra ndjenjën që të djeg papushuar,
Mos e lër bosh syrin tënd që të loton,
Si yll prej qiellit do të pres në duar,
Si gonxhe që shpërthen vrullshëm e lulëzon.
Të pres si lumi i ndalur në digë,
Që vrullshëm arave pret të vërshojë,
Të të puth buzën, të të shuaj etjen përditë,
Dashurisë ti japim jetë, të lulëzojë...
No comments:
Post a Comment