DUA DIELL...DIELL DUA!
Ftohtësira ka pushtuar shpirtin tim,
fluturon symbyllur nëpër trupin,që
ngjet
si shtëpija e boshatisur e qyqeve.
....Lëviz e vetmuar ,kam ftohtë ,
Si një harabel i mjerë mes dëborës
Që nuk ndjen ngrohtësirë askund.
Me sytë e trishtuar të një murgeshe të re para altarit,
vështroj qiellin,
i kërkoj mëshirë, i lutem me zë
me përgjërim
-të më falë diellin.
Dua diell!
Diell !
Diell dua,
sic duan qëniet e gjalla ajër.
Diell,
që të më ngrohë, të më shpëtojë,
të më ndricojë rrugën, për
në
kështjellën e dëshirave.
Diell,
t'i japë shkëlqim,
celësit të florinjtë, dhe
sekreteve të natës.
Diell,
të heqë muret e ftohtë,
që më rrethojnë mua
një grua të vetmuar...!
Si një shpirt i vetmuar, kam filluar të kuptoj ,
hipokrizinë, falsitetin e kësaj bote. E di
që
nuk kam, për t'u ngrohur
ndonjë ditë,
asnjëherë,
kurrë,
më.
Sorrat janë xhveshur nga ndjenja e hapësirës,
dhe me guakjet e tyre, prishin heshtjen ;guakje
që të kujtojnë ëndërrat e ftohta, të frikshme
si copëza të jetës...
Me këmbët në tokë iki rrugë e parrugë,
shkel nëpër shkurre e gjëmba,
shkel gurët e hedhur nga stuhia,
e detit të trazuar,
nën retë,
që nxijnë,
si sorrat.
Më janë të huaj tashmë,
krevati i argjentë i përkundur lehtë nga
aroma e trupit.
Kam harruar,
melodinë e ofshamave,
dhe rrëshqitjen përtokë të
bardhanës prej hëne
të carcafëve.
Jam nisur të kërkoj një qiri,
të më bëjë dritë,
në burgun e ftohtë të qënies sime.
Flaka e tij të largojë terrin e heshtur,
të largojë errësirën nga puset, në tunelin
e pafund të stinës së
dëshirave të mija....
Dëshiroj t'i marr erë qiririt ,që
ndricon mbi një varr, mbi varrin
e virgjërisë së rinisë time.....
Ndjej hapat e stinëve të jetës,
me këpucë të rënda me gozhdë
që vrapojnë mbi trupin tim të brishtë
trupin e një
gruaje të vetmuar.
Thërras erën të më sjellë një shpresë,
kërkoj dikë t'i japë ngrohtësi,ëmbëlsi,
këtij kopështi të vetmuar, me
rrezet e ngrohta të diellit, që ngroh,
kopështin e tij....
T'ia marr lulet e kopështit të tij
t'i mbështet fort,
në gjoksin tim,
T'u jap të pijnë nga gjiri im.
Me zërin e dëshirave të ndezura,
me sinfoninë e ujit që gurgullon,
me dritën e qiririt mbi feminitetin e trëndafilit,
të joshin botën e tik-takeve të zemrës,
si elektrone të lira në tërë akacjen,
e trupit tim....!
Unë jam si një akace e harruar,
që pret pranverën,për tu mbushur me lule.
Ndaj dua pak diell,
ndaj dua pak ngrohtësi.
Të vallëzojmë nën tinguj
seranatash,
në zjarrminë e flakës së qiririt,
duke bashkuar ngjyrën e syve...
No comments:
Post a Comment