Agim Bajrami
DASHURI E VËSHTIRË
Dhe pak më duket se do plas
Siç plas një bulkth kur bie në zjarr
U bënë shtatë ditë që të bie pas
Por asnjë shenjë nga ty s′po marr.
Shtatë netë pa gjumë pranë telefonit
Si një gardian i natës
Kaq kohë s′iu desh as Mark Antonit
T’i prishte mendjen Kleopatrës.
Ti vetëm hesht pak e menduar
Pastaj me sy më tregon portën
E di shumë mirë se çfarë unë dua
Por ke dëshirë të bësh të fortën.
Kërkon tek unë të shitesh shtrenjtë
Ta ngresh bursën permbi re
Vërtëtë unë s′jam Antoni mbret
Po as ti Kleopatër s′je.
Për pak më duket që do plas
Dhe kam të drejtë moj zemër
Të tjerë ngjiten gjer në Mars
Unë s′mbrrij dot tek një femër.
No comments:
Post a Comment