Fatbardha M. Xhani
NJË DITË
I thellë është deti,
më the një ditë.
Zgjata krahët mbi valë
si nje pulëbardhë...
Qoftë yti, thashë
Ky det i paanë!!
I kaltër është qielli
më the zëngrohtë...
Unë krahë mora
fluturova si pëllumb.
Qoftë yti thashë
ky qiell pa fund!!
Dhe desha të ti falja atë ditë
Gjithë pafundësitë...
Hapa krahët, merri të thirra
po vallë a ti fala të gjitha...?!
No comments:
Post a Comment