Tuesday, June 12, 2012

Ragip Dragusha - MOS U TUT KOSOVË KRESHNIKE



Ragip Dragusha
 

MOS U TUT KOSOVË KRESHNIKE

Për njatë Zot që s’ka t’marue
Për njat zjarr që m’djegë në gji
Për n’kjofte puna me luftue
Për ty Kosovë, bahem fli.

Se kur besën e pat dhanë
Shqiptari një fis ka shue
Për n’kjoftë puna t’desim tanë
Nuk lam’ kënd’, ty me t’pushtue.

Sot o kur na zot me t’dalun
Hapni sytë! Ju, paria
Kush tradhton Ahtisarin
Nuk ka vorr për eshtnat tia.

Kujt‘ n’bes nuk i kam shkelun
Por kënd' s’la për me m’sundue
Qysh prej sot, Kosovë jam veshun
N’krahin tand’ për me luftue.

Unë e dij se ujku i vjetër
N’grahma t’fundit ulërinë
Sot ka ndrue l’kurë tjetër
Tuj përdorë diplomacinë.

Herë me dhunë e her’ me fjalë
Porsi dhelpra edhe rrusht’ë
Tash që boja i ka dalë
Don me vesh, pallto n’Gusht’ë

Bini pra ju trima t'sodit
Për njat' tokë që kem gjakue,
Mitrovica qysh prej motit
Veç shqiptart' e kan sundue.

Bini pra ujkut të vjetër
Kënd' mos t’lamë me na përzi
Kush mendon n’doj zgjidhje tjetër...
E ka emnin veç tradh’ti.

No comments:

Post a Comment