Thursday, June 14, 2012

Haxhi Dikolli - ROBI



Haxhi Dikolli

ROBI

Kërkova ,
e ku s’kërkova .
Kërkova dhe gjeta .
Sy,
të ëmbël,
fshehur,
ndoshta,
nga mesjeta .

Gjysmë
të zalisur,
Gjysmë,
si të dehur.
të braktisur ishin...
A’ të përkëdhelur ?

Vetulla;
unë gjeta,
gjarpërinj të gjallë.
vinin të më lidhin
silleshin vërdallë.

Oh !
- Si s’më kanë lidhur,
një orë, e më parë.
e të më helmonin
që kur isha gjallë.

Tani nuk jam më....
...Jam i dashuruar !
“Robi”,
ska të drejtë...
As,
për t’u helmuar !

No comments:

Post a Comment