Eleonora Koka
TRANDAFIL OH, SA TE DUA
Trandail, oh, sa të dua,Çlodhem me ngjyrat e tua,
Më vjen të të puth me buzë,
Flakë ti, e unë shpuzë!
Trandafil, o lule e rrallë,
Ti vjen me buqetën e parë,
Na deh, na mbush me aromë,
Në çdo prag e në çdo dhomë!
Sapo biem në dashuri,
Mbështesim buzët tek ti,
Kur veshim fustanin e bardhë,
Mbi kurorë burbuqet mbajmë,
Kur presim femijën e parë,
Buqetat vijnë me radhë,
Në çdo hap na shoqërojnë,
Petalet gëzimin e shtojnë!
Trandafil me mijëra ngjyra,
Mbin në bjeshkë e në lëndina,
Mbi petale ylberët vallëzojnë,
Gjithë spektrat i vizatojnë.
Trandafil ku fsheh magjinë,
Mos endrrat flejnë mbi bimë?
Trandafil, o lule e rrallë,
Për të ikur dhe për të gjallë.
Kush e shpiku atë farë,
I qoftë shpirti i bardhë,
Trandafil që na deh si verë,
Lulja me të këndshmen erë!
No comments:
Post a Comment