Thursday, June 14, 2012
Alfred Molloholli - JO E GJITHA...
Alfred Molloholli
JO E GJITHA...
Në tavolinë m'u ule, hijerëndë, stoike
(jo , si ajo shoqja që njoha dikur,)
dy blicët, syt' e tu, s'kishin shenja drite
goja, në vend të derës kish ngritur një mur !
Veshja jote, lokalin pa fjalë e la
në atë ambjent luksi, ti ishe prej fosfori ,
të mungonte veç tabela: ''Jepet me Qera''
dhe marka më e ''bukur'', 'Femër semafori'' !
Ç'të të them për veshjen ? Për t'u bërë ashtu
duhet t'i kesh nxjerrë fundin garderobës,
për lukun, bojaxhinjtë tek ty ishin mbledh
e syve u kishe hedh, gjithë blozën e sobës !
Këmb' mbi këmb' krekosur, kolltukut platitur
meshkujve të lokalit ua shtove ''urinë'',
nga qejfet e ngopur, me seksin velitur,
nga jeta reale, ke marrë arratinë !...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment