Ornela Çorbaxhi
ME POEZINË ...
Dashuri kam sot për fletën e palexuar,
Ndaj po e citoj mbi rrafshin e drunjtë,
Pata frikë të të zhubrosja o Dritëmbuluar,
Ti më ler të të mbroj nga afshi i zymtë.
Më lejo të flas e të tjerët të mbajnë vesh,
Që të mësojnë sesi t’i këndojnë mrekullisë,
Packa qetësia, këmbëkryq ndenjti mes nesh,
Sot u gjunjëzua përpara hirit të madhështisë.
Me dite e netë u kacafytëm korridoreve,
Unë pëshpërisja, e ti këndoje shumë fort,
Si një fëmijë që s’kupton vrullin e lotëve,
Pyete „Përse?“ në vargje, me netë më kot.
Retiçenca ime e mbytur në liqenin e harresës,
Mbi kokë të qëndruan varkat dhe zgalemat,
Me ty në fund u zhyt poezia ime e shpresës,
Bashkë me të një penë, e mbartur nga mjelmat.
Një botë pa poezi, nuk egziston, nuk ka,
S’do kish’ ylbere, qytete të bukura e diej,
S’do kish’ bukuri në Tokë, qiej e gjithcka,
Kjo botë s'do rrotullohej, e as ajo përtej ...
No comments:
Post a Comment