Anila Dahriu
DRITHËRIM
Do të pushtoja veç ty kafshitë e jetës sime,
Etja e një shkretëtire të dëbuar në qeli të marrëzisë,
Do të klithja në gijotinën e tmerrit dhe të vdekjes,
Kapërthim yjesh, si një lule veç në lulëzim,
Do të përmbysja Qiej,
Me gjakun e dhimbjes,
Do të gërvishtja në fletën e testamentit,
Një poezi, ku veç shtrëngimin e shpirtit tim do të rrëfej,
Lotët ta thithnin duke i përcjell në lotët e tu,
Me gjakun e dhimbjes, si një ujlkonjë plagosur të rendja
Nëpër pyje, ku drita lë gjurmët e fatit.
Ndër buzët e tua të thara,
Të mbështesja buzët e mia, mall shekullor,
E mes lotëve që rrëshqasin ndër qerpikët e ngrirë,
Të shndërohem në një Zanë,
Ku, fluturimthi të rrëmbej yjet,
Të mbart ndër krahë zjarrrin e tyre,
Dritë shkëlqimi për sytë e tu...
Ku unë të zhytem mes kësaj magjie,
Si një varr i hapur i harrresës,
Gëlltitur mëngjeseve me vesin e trishtuar,
Ku kullon, si një ujëvarë drejt amshimit shtazarak
Të perëndive ku luajnë me drithërimat,
Si kërcenj të thyer, me zemërimin e galaktikës,
Ku ikën e ikën në pafundësin e hiçit,
Duke tërhequr shpirtin tim,
Nga, ku, unë mbështillem me universin vetëm për ty,
Drithërim e shpirtit, ku jetoj kaq gjatë,
Dhe, jeta ime merr formën e një engjëlli
Që po të pret të tretet, me pafajësinë, për ty!...
No comments:
Post a Comment