Tuesday, June 26, 2012

Ragip Dragusha - FAL O NJERI !

 

Ragip Dragusha

FAL O NJERI !

Fal o njeri, bukën për të varfrit,
Kudo që të ndodhesh, mos bën sikur s'ke parë
se dorën e shtrirë, s'e kthen dot përsëmbrapshtit
Edhe sikur të ketë gënjyer, prapë je në qarë.

Fal o njeri, vëllanë që ka gabuar,
se jeta s'të pret, do ta kërkosh një ditë,
Se dashuria për gjakun kurrë s'ka për t’u shuar
Edhe shpirti do ta kërkoj fjalën:"Pastë Dritë!"

Fal o njeri, sa kohë që Zotit i lutesh,
Që të mira të sjellë ty në këtë jetë,
Të marrësh e të japësh përsëri do mbushesh,
Që Zoti të falë prapë, ti duhet të falësh vetë.

Fal o njeri, gjakun që s'ta kanë kursyer
Dhe ndjenjën në shpirt, që ty ta vranë,
Kërko durimin, mos shko rrëmbyer,
Kujto fjalët e Jezusit"Nuk dinë se c'far’ bajnë".

Fal o njeri, ti dashuri të pafund
Se kurrë s'ke për të mbetur i vetmuar,
Se ëndrrat do të përcjellin natën në gjumë,
Atë që shpirti thotë:" Jam lumturuar!".

No comments:

Post a Comment