Vjollca Tiku
GJETHE MALLI
Rrënjët e gjakut më thërrasin,
në flkadanët e shpirtit tim,
si vatra e vjetër që përmallohet,
të ndizet nga urorët e saj.
Në dhe të huaj më erdh një gjethe,
me varganin e ajrit që can hullitë e saj,
më mbështolli me erë malli,
një rektimë e largët e vendit tim.
Lotët e gjallë rrëshkisnin në faqe,
si shiu i vrullshëm në pranverën e parë ,
dridhërim kumbuese në zgavrat e shpirtit,
këmbanë fanelle , me shtizat e sirtarit të vjetër.
Mall.
Shami shpërgenjsh të paterur ,
buzë lumit, që si brenjtës uji i rrëmbyshëm
e bren ngadalë,
cikna e mushkrisë dëshiruar,
për aromën e jargavin parë.
Udhëtomë o gjethe , merrmë
në klorofilën e damarve jeshilë,
sipër reve në ajrin e kaltër,
para se të thahet klorofila,
të tretet bashkë me shpirtin tim.
No comments:
Post a Comment