Monday, June 11, 2012

Arjana Dashi - SFIDË



Arjana Dashi

SFIDË
 

Rrudhë brengash,
s’më krijojnë sytë.
Pushtimi yt,
përtej një nate,
nuk shkon.
Euforia e natës,
veç ditën pasardhëse,
mbretëron.
Gjersa,
unë,
vdekatarja,
me moskokëçarjen time,
jetën ruaj;
Për etjen time,
burim tjetër kërkoj.
Me pirjen e tij;
Të sfidoj!...

No comments:

Post a Comment