Agim Gashi
ME ZOGJTË E MALIT BISEDOJ
Kam dalë herët majë Monchaut
E jam ulë pak me pushu,
I kam lutë zogjët e malit
Me mu pak me bisedu.
O Ju zogj që fluturoni
Pashë natyrën që gëzoni,
Merrni fjalët e mia t´ngrohta
E n´Kosovë ju të mi çoni.
Atje asht vendlindja ime,
Që për te unë jam shkrumu,
Atje kam dhe nanën time
Që aq shumë jam përmallu.
Sa e shkreta asht shkrumu
Që sa vite tue m´pasë mall´ ,
Po i shkon jeta pa ndrru llafe
Pa u knaqë me t´madhin djalë.
Zogjt e malit janë betue
Edhe fjalët m’i kanë marrë,
Fluturimin e kanë nisë
Me i çu n´Kosovë k´to fjalë.
Që sa vite po kalojnë
Zogjtë haberin s’ma kanë pru,
A mos m´çoi ndokush të fala
Mos ka pyet ndokush për mu?
Pas shumë vitesh n´dritaren time
Disa zogj po më trokasin,
Kem nji lajm për ty, Agim
Si në kor nisën të bërtasin.
Tanë Kosovën e kemi kalue
Në çdo cep t´falat tue i lanë,
Askush për ty nuk na ka pyet
Përveç njaj plake që i thue nanë.
Jemi ndalë n´gërmadha t´shpisë
Se çetnikët e kishin kallë,
Tue i pa librat e djeguna
Edhe ne jemi përmallë.
N´dash me shku dikur n´Kosovë
Me e pa nanën sa asht gjallë,
Kish dy molla po t’i ruente
Me i ngranë me t´madhin djalë.
Çorap leshi t´kish marue
Po t’i ruente me xhelozi,
Pos Agimit, djalit t´madh
Askush n´kambë s’ka me i shti.
Shumë do rrudha iu kanë shtu,
As me sy s’po shihke mirë,
Ishte krrusë, shkonte tuj lotu,
Por e kishte zemrën e dëlirë.
Përmallimi sa m´kaploi
Lotët po m´shkonin rrëke,
Sa e randë jeta e kurbetqarit
Ma mirë ish´ mos me pas le.
N´mëngjes herët posa ngrihem
E puth flamurin kuq e zi,
E puth hartën e Arbnisë
Dhe tanë atdheun e fus në gji.
No comments:
Post a Comment