Friday, June 15, 2012

Vllasova Musta - PAS NJE LAMTUMIRE

 
Vllasova Musta
PAS NJE LAMTUMIRE

Kur humbet një mik
Orët zënë e ngrijnë,
Fjalët tkurren e kafja bëhet e ftohtë,
Sikur brenda ka akull.
Dita dhe nata vonojnë të vinë,
Dhe dera mbetet gjysëm e hapur.

Kur humbet një mik
Rrugët zbrazen,
S´ka zëra
Dhe këmbët të çojnë kuturu
Ti ecën dhe thua me vete:
Mos është atje,
Mos është këtu ?!...

No comments:

Post a Comment