Ragip Dragusha
ETNA
Në afshin e andrrave të mia
Mahnitshëm unë digjem në ajri,
Kur shpirtin jetim e zen vetmia
Nga unë do të marrë ngrohtësi.
Në zjarr unë miellin e bluaj,
Gjithçka brenda tokës e shkrij,
Qe ari te mbetet i zbulue
Bota më shumë nesër të ndrijë.
Shikoni sa minerale kam djegë,
Që arit unë të ja la ndriçimin,
Prita shumë të shoh çfarë ngjet,
Por ju përsëri, sollët mjerimin.
Kur zemra gjoksin tim ma përvëlon
Toka me gjakun e t‘pafajshmit nginë
Ngrehuni! me mua sa nuk asht vonë
Zemrat e akullta ma shpejt t’i shkrijmë.
Mbushun unë në afshin e shpirtit
Pafajësi n’shekuj brezash kërkoj
Nëse toka tenton t’i ik ekuilibrit,
Atëherë dhe unë do ta mallkoj.
Vullkan gjithmonë i trazuem,
Unë Etna për ju do të zgjohem,
Se kur bota e humbë toruan,
Themele të reja të ndërtohen.
No comments:
Post a Comment