Tuesday, May 29, 2012

Vjollca Tiku - FIZARMONIKË NDJENJASH



Vjollca Tiku

FIZARMONIKË NDJENJASH

Ja vodha Hënës,
shkëlqimin e qerpikëve të artë të pagjumësisë,
që ëndrra e shpirtit, nëpër natë,
të kalonte në rrugën, e larë, t
ë fildishtë.

Ja vodha Diellit,
shkëndijat e thëngjijve të zjarrtë,
që zjarri i ndjenjave të ndrijë,
mos të shuhet si fishekzjarrë.

Ah dashuri !

Me ç’vello virgjërie
je endur në tezgjahun e krijimit,
me ç’fustan të bardhë nusërie
je qëndisur në petlat e bardha të qiellit.

Ç’ ëmbëlsi pikon në damar ndjenjash,
ç’pulse rrahin në kambana shpresash,
ç’zogj këndojnë në fizarmonikë ndjenjash?

Je shigjetë që përshkon tejpërtej zemrat!

No comments:

Post a Comment