Friday, May 18, 2012

Vllasova Musta - NJË RREZE KËRKOJ


ka postuar në

Vllasova Musta

NJË RREZE KËRKOJ…

A mund të më jepni
Një rreze diellore
Ta bëj kolovajzë,
Të vë shpirtin në të
Të prehem, të shlodhem
E kurrë të mos flë…

E lodhur nga shiu
Nga era, nga ngrica
Shkërmoqet bregut
Batica, zbatica...

Një rreze kërkoj
Dhe tjetër asgjë
Gjithë ëndrrat e mia
Të prehen në të!

No comments:

Post a Comment