Agim Gashi - MOJ E MIRA NGA DARDANIA
Agim Gashi
MOJ E MIRA NGA DARDANIA
Moj e bukura që del te dardha,
A s’mi fal dy molla t´bardha?
Jam nji djal' prej diaspore,
E jam ftohë si akull bore.
Ah, or djal', pash njato fidane,
Unë jam nji cucë dardane,
Pasha bjeshkë edhe malsi,
K'to dy molla t’i ruej n’gji.
Cucë dardane t’u rritë ndera,
Pritëm moj, sa t´vijë pranvera,
Çelin lulet ngjyrë të kuqe,
E unë ty të marr për nuse.
Del pranvera e unë vij,
Atje n´tbukrën Dardani,
Do mbledh lule e t´baj kunorë,
T’i vej n´qafë e t’i vej n´dorë.
Ta vesh duvakun t´bardhë si bora,
Me t’u dukë ato dy molla,
Që nji jetë m’i ruejte mu,
Moj dardane, sa shumë të du!
No comments:
Post a Comment