I HUAJI
Aty dhe këtu
Me dy tokë, pa tokë
Me dy atdhe, pa atdhe
Ndër kohëra ndër vite
Rend si i marrë
Dhe këmbët s’të zunë dhe...
Dy qiej, pa qiell
Nata nga pas të ndjek
Dita tërthor zhduket pas teje,
Por gjithë botën e ngroh një Diell
Aty i huaj, këtu i huaj
Zemrën nga malli përvëluar
Një jetë me fatin zemëruar,
Aty dhe këtu...
Aty dhe këtu
Me dy tokë, pa tokë
Me dy atdhe, pa atdhe
Ndër kohëra ndër vite
Rend si i marrë
Dhe këmbët s’të zunë dhe...
Dy qiej, pa qiell
Nata nga pas të ndjek
Dita tërthor zhduket pas teje,
Por gjithë botën e ngroh një Diell
Aty i huaj, këtu i huaj
Zemrën nga malli përvëluar
Një jetë me fatin zemëruar,
Aty dhe këtu...
No comments:
Post a Comment