Dorina V. Mushi
FJALA E SHPIRTIT...
Më lër një copë ëndërr,
natën të strukem aty,
të shtrihem në shtratin tënd,
aty ku askush nuk mund të hyj,
Ti kap dëshirat e tua,
kurora ti bëj mbi kokë,
qe në mëngjes kur të zgjohesh,
malli mos të të mundi dot.
Mikeshë do bëhem me natën,
të përpëlitem në gjumin tënd
që errësira e saj tmerruese,
kurrë mos të të tremb.
Por më lër...më lër të eci,
si shtojzovalle pa u ndier,
mëngjesi TY të të presi,
i dehur lumturisht si asnjëherë!
No comments:
Post a Comment