Sunday, May 6, 2012

Kaman Myftari - DASHUROJ NJË “MBRETËRESHË”



Kaman Myftari

DASHUROJ NJË “MBRETËRESHË”

Hyra ashtu papritur në “mbretërinë” tënde,
Ku ligjet e rregullat e oborrit i formulon ti,
Ulur në “fronin mbretëror” sillje në mendje,
Por nuk mendoje se dashuria s’njeh mbretëri.

Nuk është e lehtë të dashurosh një mbretëreshë,
Që komandon rreptë shtetin dhe ushtrinë,
E dija të paprekshëm autoritetin tënd me peshë,
Por si gjithë të tjerat kishe ndjenja, ishe njeri.

Puthjen e kishe të zjarrtë, plot afsh e ëmbëlsi,
Ndjenjën e shpirtit e shprehje magjishëm si femër,
Kur je me mua nuk mbahesh si e parë e mbretërisë,
Por skllave e dashurisë, mbretëreshë e times zemër.

Bashkë me ty ndihem si në fronin “mbretëror”,
Por jo si mbret i vërtetë të komandoj shtet e ushtri,
Së bashku shëtitim në kopshtin tonë shpirtëror,
Unë bëhem mbret, vetëm kur bëj dashuri me ty...

No comments:

Post a Comment