Saturday, May 26, 2012

Kaman Myftaraj - TI JE SI NJË VULLKAN



Kaman Myftaraj

TI JE SI NJË VULLKAN

Ti je një vullkan që pritet të shpërthejë,
Një lumë dashurie që vadit tokën e tharë,
Lum kush do digjet në atë llavë të zjarrtë,
Për jetë shpirti i tij do të prehet në parajsë.

Ti je një perlë e dalë nga fundi i detit,
Një sirenë e bukur që të fton në "mëkat",
Nga deti i trazuar ke marrë shijen e kripës,
Nga bora bardhësinë e lëkurës si mëndafsh.

Mbi trupin tënd të bukur kanë çelur zambakët,
Kodrinat janë veshur me fustanin e bardhë,
Burimet e kristalta gurgullojnë ëmbël mjaltin,
Të shuash etjen, të velesh me hojet e saj.

Përjetë do të mbetesh burim i frymëzimit,
Vullkani ku unë digjem e prehem në parajsë...

No comments:

Post a Comment