Alma Alpina Begaj - Dy poezi
Alma Alpina Begaj
DET
I vetmi dashnor
që kurrë s’më tradhëton,
je ti Adriatik!
Më fton, më ndjell,
dimër edhe verë,
para teje të zhvishem lakuriq!
Je i vetmi, ti,
që hyn thellë trupit tim,
pa më lënduar e plot ëmbëlsi!
LOTË
Lotët e mi
do kthehen në gurë
kur tokën ta prekin.
Lotët e tu
janë margaritarë
kur zemrën ma prekin.
Lotët e shelgut
vajtojnë dashurinë e pamundur
të mjelmave të liqenit.
Lotët e qiellit
pastrojnë
sytë e diellit.
***
Lotët e fluturës
u kthyen në gur kur
ranë mbi akull.
Faleminderit për publikimin e vargjeve të mia në hapsirën e websitit tuaj i nderuar Vullnet Mato!
ReplyDeleteRespekte maksimale ndaj jush dhe lexuesve brilantë!
Alma Begaj