Alfred Molloholli
S'JE MË AJO E PARA
Ti, s'je më ajo e paravajza me kaçurrela bionde ,
kur të lutesha plot me mall
“Eja, shpirt, - eja dhe sonte ! “
S'kanë larmi më syt' e tu
janë, si dy liqenj të fjetur ,
gjoks' i bukur, lart më s'rri
kofsh' e fishkur, në të tretur !
S'ke më sharmin që ke pasur
vjeshtës, orëve të vona ,
ku, ftohtësinë e çarçafëve
e ngrohnim me frymët tona !
Mes puthjesh, natën digjje ti,
aisberg nuk lamë pa tretur,
tashmë, zjarreve nën gjinj
vetëm hiri u ka mbetur !
S'më tërheq “lëndin” e fshehtë
që mendjen ma kish rrëmbyer ,
“pjeshkëza” me push të verdhë
në “gështenjë” të egër kthyer!
Qaf' e hijshme më s'më ndjell
ëmbël s'qesh më goja jote,
s'ësht' më fshehtësia nën dantellë
për mua, misteri i kësaj bote!
S'ka më çmenduri mes kofshëve të tua
“ lepurush'“ i butë tani më s'më ndjell ,
shkretëtir' Saharaje ësht' kthyer për mua
në një kaktus, që veç gjemba pjell !
Tashmë, buzët të janë tharë,
s'vijnë më pranë ''çezmës'' sime,
kur goja jote si e marrë,
frymë merrte, në gojën time!
S'ka më të fshehta që duhen zbuluar
ikën fantazitë e netëve të gjata,
tashmë, je një yll në të perënduar
vend Siberik i kohëve të largëta ...!
No comments:
Post a Comment