Ragip Dragusha - KUR ZEMRA FLET
Ragip Dragusha
KUR ZEMRA FLET
Një degë drandofili të ka ra mbi ballë,
mbi qerpikët e tu ku strehohet dielli,
dhe gjaku më shpërthej si ujët e valë
tek hapeshin rrezet e ndriçonte qielli.
Largova lehtë degën e drandofiles,
dhe folenë e qerpikut ç'e zuna me buzë,
zemra me përcolli fuqi rrezatimesh,
gelltitë kisha diellin, lashë qiellin në muzg.
O bot' e ëndrrave, e dashnisë hyjnore,
që me t' fshehtat e tua krijove magjinë,
në çdo zemër mbolle dashuninë atnore,
që ne të mbillnim dashuninë për njerinë.
No comments:
Post a Comment