Fatbardha M. Xhani
NJË COPËZ NATYRË
Duke të dashur ty
në një mënyrë krejt të veçantë,
ashtu si diçka e pashmangshme
si mëngjesi që vjen pa na pyetur,
si dielli shkëlqen e fshihet sa herë do,
si shiu që fillon e pushon e leje s'merr,
si ylberi që i bashkon dy maja pa u thënë fare,
si qielli që hapet pa fund e pa anë;
Unë mbledh në duart e mia
një copë aureole ajri, drite dhe uji
Dhe lehtësohem nga të gjitha dyzimet e mia,
i them vetes se kjo ekziston
pavarësisht meje, teje apo botës...
O kreatorë,
e gjitha kjo që ndodh me ne të dy
është thjesht një copëz Natyrë!...
No comments:
Post a Comment