Thursday, May 24, 2012

Em Imeri - E SHTRENJTA IME!



Em Imeri

E SHTRENJTA IME!
        ( Nënës për 75 vjetorin)

Ti je frymëmarrja ime që më mbanë gjallë,
je lumturia me buzëqeshje në çdo falë.
Je lulja më e bukur e majit tënd,
je ilaç në çdo pjesë trupi ku më dhëmb.
 
Ti je ajo që më rrite me mundime,
të kam një, prandaj, je vet jeta ime.
Je rreze dielli që më zgjon për çdo ditë,
në mes të errësirës për mua bëhesh dritë.
 
Ti je dhe do mbetesh përgjithmonë,
engjëllushja më e mirë që më mbron.
Je dritë e syve të mi, pa ty nuk shoh asgjë,
për mua je mësuese, mike, gjithçka e çdo gjë..!
 

No comments:

Post a Comment