Saturday, May 26, 2012

Flori Bruqi - MENDIM I KREDHUR



Flori Bruqi

MENDIM I KREDHUR
 
(Bashkëshortes time K.B)
 

Shpirti i Saj
Një lëndinë Qershori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë
E dua atë
Era viteve
Buzët do t’ia vyshkë
Reliefin e kuq të mollëzave
Vizat e rudhave do t’ia prishin
Por
Megjithatë e dua
Sot
Kur me të jam i dritëzuar
Në shpirtin e përjetshëm
Jam i rrethuar edhe më njomësi
Edhe me rrudha
Nga pranvera e syve
Margaritarë të Saj.

No comments:

Post a Comment