Tuesday, May 8, 2012

Lediana Kapaj - NË JERMIN E ETHEVE

 

Lediana Kapaj

NË JERMIN E ETHEVE

E vura gishtin te plaga e sapohapur,
Arnuar me fasho psherëtime dhe malli,
E preka pa mëshirë vendin e përgjakur
Po vetёm kutёrbimin ajo lungё mё kalli!

Kërkoja të nuhasja erën time vetiake
Dhe brenda saj përgjigjen unё të gjeja,
Pikёpyetjet ishin tё gjitha dёshtake,
Ti ishe mikrobi dhe unё isha preja!

Pra, rrёmoi plagёt qё kullojnё dashuri
E vёru melhemin e mallit tё zhuritur,
Dhe tё pyes, katil, tё pyes përsëri:
Po gjysmёfrutin tёnd, si e ke braktisur?!...

E di, s’vjen pёrgjigje nga kjo udhё e djallit,
Qё ёndrrat e pastra m’i ktheu nё çiban,
Nina-nana natёn, kur i jap gji djalit,
E ndjej se tёrё frutin pёr vete e kam!

No comments:

Post a Comment