Anila Dahriu
VDEKJA DHE NIMFA
Trupi lakuriq i shtrirë në arkivolin e bardhë,
Tregon jetën që lind,përmes epshit djallëzor,
dhe,duarve të njollosura me pika gjaku.
Gjinjtë e fryrë akoma të ngrohtë,
Rrjedhin qumështin e seksit të shqyer me dëshirën,
Të joshur me ndjenjën mëkatare.
Zëra grash ushqejnë zilinë,
Burrat të regjur nga një jetë e ngratë,
Përkëdhelin mustaqet e zeza,të rralla.
Askush nuk mund të ngrinte fjalët e erës që po ikte larg,
Drejt një pranvere të çarmatosur,
Nga një agoni e shqyer e tyre.
Seksi,dëshirë
Ulërin hakmarrjen,
Jeta plogështinë ka hedhur krahëve të shekujve.
Në cilin shekull,kjo ëndërr nuk pushton trupat kërthi?
Dhe, me mjaltin e saj bëhet strehë mëkati!
Ajo e shtrirë me vdekjen ëndërron,
Akoma era e këndshme e profumit dehë njerëzit,
Të cilët edhe ku vdekja e ka përpirë,
Me hapat e rëndë,
Vërtiten si çakallët rreth e rrotull kësaj nimfe,
Që edhe në vdekje,
Pëlcet shpirtrat në rënkime...
No comments:
Post a Comment