Kostaq Duka - PËR NË VENDLINDJE
Kostaq Duka
PËR NË VENDLINDJE
Më duhet të takohem
Me të gjallë e me të vdekur.
Të gjallëve t’u le ca amanete
Të vdekurve t’u zbraz ca derte…
Më duhet të shkoj
Të rigjej rininë e humbur,
Burrërinë e tejmenduar…
Në prag pleqërie
Rrugicave të le shenjat e gishtërinjve,
Për të mos u harruar...
No comments:
Post a Comment