Agim Bacelli
PSE S'U BËRA DOT GJENERAL?
Gjeneral s'u bëra dot kurrë në ushtri,
Major pa meritë isha gjithsesi.
Provova me femrat të bëhem gjeneral
Por ngela nga më të këqinjtë ushtarë!
Thashë se fajin do ma kishin shqiptarët
Prandaj ika pa lejë siç bëjnë ushtarët.
Atdheut seç ju vodha nga sytë-këmbët
Dhe mora pamje siç bëjnë hijerëndët.
Mësova hiletë e "Botës pa Hile",
Në zanat ja kalova dhelprës skile.
Bëra - ç' nuk bëra për t'u bërë gjeneral,
Në dhe të huaj s'u bëra dot as ushtar!
Atëherë dhunshëm sulmova Perëndinë
Përse Hyjniu im s'më dha aspak ndihmë?!
Zoti hapi gojën dhe më tha ca fjalë:
"Djalli s'ka mjaftë prova të jesh ti gjeneral!"
No comments:
Post a Comment