Thani Naqo
Ç’M’U
NGRIT MENDJA
PËR
RRUGË
Ç’m’u
ngrit mendja të nisem për rrugë,
Për
rrugë të largme. Vallë do mbrrij?
Atje,
ku vesa mpikset në rrudhë,
…Të
mbrrij, mjafton, të mbrrij.
Ç’m’u
ngrit mendja për miq e shokë,
Pleqve
të tretur t’u ndez qiri.
Përshpirtje
për ta e, ç’bëhet në botë,
…Më
prisni, patjetër do vij.
Ç’m’u
ngrit mendja të kapërcej pragje ,
Të
shaloj trungun veshur me myshk.
Nën
yje të fle. Të bije në ngasje,
…Mes
bari dhe kashte e byk.
Ç’m’u
ngrit mendja të rrëmbej njërën,
Kories
të dalë. Kaçakshe të pres.
Në
mos ardhtë, t’i këndoj këngën:
…“Të
prita, gjer në mëngjes!”
Ç’m’u
ngrit mendja për rrugë të largët,
Parajsës
time t’i ngulem strumbullar.
Përqark
të vijnë kuajt e kaltër,
…Jastëk,
mjafton, një samar…
*
* *
“Ah,
të mjerin, e treti mërgimi”
Do
thonë kritikët për dengun me vargje.
(Hall
i madh!) kur të ndjek dyshimi,
...Në
rrugë të largme, të largme…
Ç’m’u
ngrit mendja të nisem për rrugë?
Ngarkuar
me vargje… Vallë do mbrrij?
Atje,
ku vesa të mpikset në rrudhë,
…Mjafton,
i gjallë, të mbrrij…
No comments:
Post a Comment