Friday, June 22, 2012

Kostaq Mizaku - TI S’ERDHE !

 

Kostaq Mizaku

TI S’ERDHE !

Dhe treni i fundit mbërriti.
Ti s’erdhe !
Prej tutje një shkulmë
                  e  lagësht ere
dhe gjethen e fundit të blirit
tokës e zbriti .

Ti  s’erdhe !
Ç’kuptim ka muzgu  tani,
kjo hënë  gjysmake
                  mes reve futur
dhe drita memece sahatit të madh,
me një  agrep
në gjashtë e gjysëm këputur .

Po
ç’mesazhe më sjellin
                            lakuriqët e natës ,
me këto ecejake  të befta
tek  presin copa, copa qiellin
e  gjoksit m’a ngulin
si qelqe të mprehta ?

No comments:

Post a Comment