Vjollca Tiku
GJURMË NË UDHËT
E KURBETIT
Udhët e kurbetit rënkojnë.
Gjurmë të mavijosura prej këmbësh të lodhura nga ecja ,
preheshin në shpella të egra , strehë të munduarish.
Faqe mali që coptoheshin nga dihatja e kacavirrjet e
fytyrave me ngjyrë argjili , te pjekur nga dielli.
Gjurmë në kujtesë , ku mburoja gjoksesh i
bënin ballë gjuhës së rrëmbyeshme të lumenjve.
Gjurmë të gdhendura në lëvozhga arre ,
që mbanin në lëvoret e tyre fije jete .
Re merimanga të zeza në nuhatje të gjurmëve ,
hidhnin rrjetat e tyre të , të enndura me gjemba urrejtje.
Kur gjahu i tyre binte në rrjetë ,
i mbështillnin me pështymën e tyre ,
për ti fikur një qiri, nga qirinjtë e shpresës….
Lot që fshiheshin pas dy kristaleve ,
të kordhave të syrit ….,derisa emigrantët
mbërrinin në djepin e ngurtë të vendit të huaj .
………….
Psherëtima të gjallësh ngriheshin në perde ajrore,
duke u përzier me shpirtrat
e atyre që gërshëra e vdekjes ,
i preu rrënjën e fatit.
E atyre që ftohtët e maleve i shndërroi në shtatore,
dhe shpirtrat në Yje të Kuq të qiellit .
E atyre që goja e detit i mori i shndërroi në lule zambaku ,
dhe shpirtrat e tyre në Yje Blu të hapsirës së kaltër.
E atyre që shkuma e borës emblemën e zemrës ,
e ruajti në alabastrën e saj ,
dhe shpirtrat e tyre i ktheu në yje të bardhë të saj .
……………

Psherëtima të
gjallësh në kubik ajri kutërbonin erë malli .
Ditë kalonin si grimcat e rërës ku stuhia i bën pirgje në shkretëtirë.
Ujvarë fjalësh të pathëna , ridhnin nga stuhi të heshtura:
Prej ëndrrave të pashkelura…
Prej gonxheve të paçelura që ruanin erën e tyre në amfora kristali.
Prej brazdave të rudhura nga vitet nga parmenda e vuajtjeve.
Prej xeheroreve të shpirtit që tresnin mallin e ngurtësuar në lot të nxehte…
derisa një ditë lakorja e veles së mallit ,
udhëtonte drejt Farit të dritës .
Tamburi i rrahjeve të zemrës , lëshonte shkëndija shprese.
Qelqet e molekulave të ajrit përplaseshin dhe lëshonin vetëtima gëzimi.
Gjithë gjethet fëshfëritnin “Erë KTHIMI”.

No comments:
Post a Comment