Sunday, June 3, 2012

Em Imeri - MË MUNGON NJË DASHURI!



Em Imeri

MË MUNGON NJË DASHURI!

Sikur natës i mungojnë yjet,
sikur pa drurë mbesin pyjet..
 
Sikur fytyra pa buzëqeshje,
sikur pemët pa gjethe vjeshte..
 
Sikur fëmija rritet pa nënën,
sikur dielli e ka larg hënën..
 
Sikur shkretëtira pa një pikë ujë,
sikur viti të mos kishte muaj..
 
Sikur ushqimi të mos kishte shije,
sikur mos të kishim as ujë për pije..
 
Sikur asnjë fjalë nuk po shkruaj,
sikur gjithë jetën time po vuaj..
 
Sikur kam humbur shkëlqimin në sy,
Ashtu... Kam nevojë për pak dashuri!

No comments:

Post a Comment