Përparim Hysi
NJË MAGJI TURBULLUESE
Ç'është kjo magji turbulluese?
Jam i zoti t'i bëj ballë ?
Ah,ç'më bëre "tortoruese !!!"
Po më ha me sy të gjallë.
Po më ha me sy të gjallë
Ndaj dhe jam i çoroditur
Ah,ç'më bëre rrënjëdalë!
Ende jam si i goditur.
Ke një sensualitet epshor
Ke një bukuri tronditëse
Mu si "dash" që tund këmborë
Rrezëllitëse ! Rrezëllitëse !
Bëj të shmang,po s'mundem dot
Se më rri mëndja aty
Ç'është ky "kusur", o Zot ?!
Të luash menç në pleqëri ?!!!
Ç'është kjo zonjë me sy të gjelbër
Më kujton një çast Daubrunë *
Pse ç'kujton,mos jam i verbër
Që mos më zërë me shkumë ?!
E pranoj:jam i dyzuar
E humbas nga ajo fillin
Po ç't'u bëj syve të shkruar
Që,për pak,më sollën prillin...
*Marie Daubrun.Zonja me sy të gjelbër,
-një nga dashuritë e të famshmit Sharl Baudler
No comments:
Post a Comment