Friday, June 8, 2012

Ziko Ll. Kapurani - NË RRUGËT E MËHALLËS



Ziko Ll. Kapurani

NË RRUGËT E MËHALLËS

Në rrugët e mëhallës me nur muzgu
Me frisarmonikë del një jevg Korçe, 
“Te dua-thote ai - se je aq e bukur “ 
“Dhe me ty ç’i përkasin kësaj bote .”

Pa del mehalla balkonesh e trazuar
Cente  hedh, i tund dorën deri vonë.
Sikush nga një dashuri është larguar,
Sikush nga një ndarje ka një peronë.

Me mehallën përjashte dal dhe unë,
Në kohën time jevgun pak të mbaj,
Kur me gjalmë drite Hëna kumbull
Varej mbi qerpikët e puthjes së saj.

No comments:

Post a Comment