Aldebaran
NGRICË...
Ftohtë...Ngrica
dhe skamja
gërryen shpirtra të rraskapitur...
Mendimet bien e thyhen
si pika loti mbi trotuar...
Jeta mbahet me paterica
Arnon trupin e saj të drobitur...
Shpresa për të nesërmen
pëerpëlitet e heq këmbët zvarrë...
Krahët e xhupave të vjetër
varen xhepave të pantallonave...
Nuk futen. I renqeth boshllëku
Duart kanë ngirë janë mpirë...
Besimi ndalet para hijes së zotit
me psherëtim i lutet ikonave...
Kërthinjtë puthin në semafore
bencat e zinj shpirtrash nxirë...
dhe mbledhin trotuareve
qindarkat hedhur për "mëshirë"...
Ngricë... I ftohti ka humbur vlerën
për milionëshin dergjur pa punë...
Mëshira është kthyer në kumar
zar në ruletën e talljes dhe ironisë...
Skamja i ngul dhëmbët bajonetë
në kërrusje kurrizezh e syve pa gjumë...
Ligji është burgosur në kasafortat
e milionerëve pushta të qeverisë...
Vdekja-vrasje nuk njeh moshë e masë,
Pa maskë perballë maskës qeveritare
E nëse një ditë vellanë do të të vrasë
Gëzohu. Me ty u tregua akoma bujare.
Ngricë...
Ju lutem o miq,
nëse shikoni diku në rrugë
a në ndonje qoshe
trupin e ndonjë poeti a thjesht
të ndonje njeriu të pajetë...
Mos kaloni indiferent...
Gjeni së paku nje varr për atë njeri...
Vetem skamja ... nuk ështe faji i tij...
gërryen shpirtra të rraskapitur...
Mendimet bien e thyhen
si pika loti mbi trotuar...
Jeta mbahet me paterica
Arnon trupin e saj të drobitur...
Shpresa për të nesërmen
pëerpëlitet e heq këmbët zvarrë...
Krahët e xhupave të vjetër
varen xhepave të pantallonave...
Nuk futen. I renqeth boshllëku
Duart kanë ngirë janë mpirë...
Besimi ndalet para hijes së zotit
me psherëtim i lutet ikonave...
Kërthinjtë puthin në semafore
bencat e zinj shpirtrash nxirë...
dhe mbledhin trotuareve
qindarkat hedhur për "mëshirë"...
Ngricë... I ftohti ka humbur vlerën
për milionëshin dergjur pa punë...
Mëshira është kthyer në kumar
zar në ruletën e talljes dhe ironisë...
Skamja i ngul dhëmbët bajonetë
në kërrusje kurrizezh e syve pa gjumë...
Ligji është burgosur në kasafortat
e milionerëve pushta të qeverisë...
Vdekja-vrasje nuk njeh moshë e masë,
Pa maskë perballë maskës qeveritare
E nëse një ditë vellanë do të të vrasë
Gëzohu. Me ty u tregua akoma bujare.
Ngricë...
Ju lutem o miq,
nëse shikoni diku në rrugë
a në ndonje qoshe
trupin e ndonjë poeti a thjesht
të ndonje njeriu të pajetë...
Mos kaloni indiferent...
Gjeni së paku nje varr për atë njeri...
Vetem skamja ... nuk ështe faji i tij...
No comments:
Post a Comment