Friday, June 15, 2012

Kaman Myftaraj - NUK DI Ç’NDODH ME TY



Kaman Myftaraj

NUK DI Ç’NDODH ME TY

Të flas, po çuditërisht ti nuk më flet,
Buzet e tua nuk lakohen për asnjë fjalë.
Të shkruaj, përgjigje nuk më kthen,
Nuk di, mos gishtat të janë mpirë vallë?!

Nuk kuptoj tashmë se ç’ndodh me ty,
Mos vallë ëndrra jote është vrarë?!
Apo unë qënkam “helmuar” keqas,
Me “helmin” tënd shije mjaltë?

Nuk dua ti besoj kurrsesi ëndrrës,
Se në mëngjes mbetet veçse imazh,
Një fjalë e jotja më ngroh shpirtin,
Një puthje e jotja më bën me krahë.

Të kapërxej detet dhe oqeanet,
Të vij tek ty, o mjelmë e bardhë,
“Mëkatin” ta marr të gjithë me vete,
Ylberet  t’i lidh për ty, të tërë varg.

“Pendimin” e mëkatit ta nis me vargje,
Se mbi tastjerë ka prekur gishtat e mi,
Në heshtje nga larg zemra më digjet,
Në buzë më ka mbetur kënga për ty…

No comments:

Post a Comment