Lida Lazaj
SHFLETOMË
Shihmë në sy
Shihu në qelibarin e lëkurës sime
Të zemrës sime
Gdhend aty emblemën e fisnikërisë,
Lexomë si bestseller pa epilog,
Shkruar me gërma të perëndishme
Shfletomë si rrezja e diellit gjethin e njomë
Nuk jam kanat , që hapet me frymë prilli,
Por portë parajse në bosht të artë dinjiteti,
Shfletomë, zbulo kopshtin e Edenit !
Të falem,
Si njeriu Zotit i falet
Se vetëm Ti s`mi kthen në lot kristalet.
No comments:
Post a Comment