Tuesday, June 5, 2012

Kaman Myftaraj - TI PËR MUA, JE PERËNDESHA AFËRDITË !



Kaman Myftaraj
 

TI PËR MUA, JE PERËNDESHA AFËRDITË !

Ti ke një emër perëndeshe shumë të bukur,
Bukuri dhe shpirt që s’e kam njohur kurrë,
Për shpirtin unë ty do të thërras Afërdita,
Për bukurinë do ftoj mjeshtrat e gdhendjes në gur.

E ç’kishte ajo perëndeshë më shumë se ti?!
Që bota bukurinë e saj e përjetësoi deri në qiell?
Bukuria jote është binjake me të sajën bukuri,
Për mua ti je vetë ylli që ndrit netëve si diell.

Të quajta Afërditë dhe me zemër nuk u gabova,
Kur shoh bukurinë tënde të dalë si nuse nga retë,
Dorëpërdorë zënë në valle me hënën dhe me yjet,
Më puth së largu dhe buzagaz më përshëndet.

Të sodis i përmallur kur rrezaton dritë e jetë,
Mbi petalet e trëndafilave mbuluar me vesë,
Më thua ëmbësisht: I dashur bëj me ta një buqetë,
Të shijosh aromën time kur ty në mbrëmje të pres.

Se ti do jesh ylli im, derisa të jem e jotja  Perëndeshë...

No comments:

Post a Comment