Alfred Molloholli
MOS PRIT ...!
Mos prit të flas kur jam pranë teje
mes heshtjes time , kur rri heshtur ,
ti, je një blic si prej rrufeje
që me ndjenjën time flet pareshtur !
Mos prit të puth me afshe malli
të derdh tek ty gjithë dashuritë,
di, si një mik të të puth tek balli
por, dhe në buzë, ku ngre stuhitë !
Mos prit të them fjalë madhështie,
unë, jam një dre që endem pyllit ,
poet - rebel, çastesh mërzie,
ëndërrimtar që rend pas yllit !
Mos prit që të të them ''Të dua''
mos prit të them ''Je vetëm ti'' ,
kjo jetë, ka plot mall të pashuar
ka me qindra, mijëra, Dashuri ...!
No comments:
Post a Comment