Thursday, August 9, 2012

Violeta Freviento - " NDRIKULLAT ''

 
Violeta Freviento

" NDRIKULLAT ''

 
Ndrikullat, qesharake...
shohin veten në pasqyrë..
rrotullohen në vetvete
nxjerrin gjuhën plot smirë…
si e gjarprit gjuhë e tyre
helmin hedhin përmbi jetë...
dëshpëruar hedhin hi syve..
flasin e s'lexojnë në fletë...

Njëra kafshon, tjetra pickon,
tjetra bën sikur plagët shëron
gojën shqyer mbajnë hapur,
një pike vese t'ju pikojë
burimi është tharë,
s'ka vesh më për to,
dëgjojnë e s’u bëhet vonë
si një tufë galash rrinë gati,
qiellin e bëjnë pis,
por, floriri mbetet flori...

No comments:

Post a Comment